E rëndë! Shkoi të bënte fotografi,11-vjeçari sulmohet për vdekje nga dy arinj

Një djalë 11 vjeç, nga Rusia është sulmuar për vdekje nga dy arinj, teka po përpiqej të bënte një foto me ta. Sipas dëshmive, djaloshi 11-vjeçar u sulmua brutalisht dhe u hodh në ajër si ‘top’ nga dy arinjtë. Djali ishte duke treguar ‘trimërinë’ e tij para dy vajzave dhe kishte për qëllim të bënt një foto afër kafshëve të egra. Vajzat, rreth të njëjtës moshë si viktima, panë të tmerruara se si shoku i tyre u sulmua, dhe menjëherë thirrën për ndihmë perindërit e tyre, por kur ata erdhën, gjithçka kishte marrë fund.

Më pas arinjt u qëlluan dhe u vranë nga stafi i kopshtit zoologjik, pasi nuk kishte mënyrë tjetër për të marrë trupin e pajetë të djalit. Ndërkohë vajzat po trajtohen nga një psikolog, pasi janë traumatizuar.

Share With:
Translate »
359 Views