E rrallë/ Vogëlushja lind me 26 gishta, gëzohen familjarët
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një foshnjë ka lindur me 26 gishta në total.
Vogëlushja, e lindur në një spital në Bharatpur, në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishta në secilën këmbë.
Mjekët e kanë përshkruar gjendjen e foshnjes si një anomali gjenetike.
“Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të kesh 26 gishta, por është një anomali gjenetike. Pavarwsisht kësaj, vajza është krejtësisht e shëndetshme”, tha mjeku Dr. V.S. Sonny.
Nga ana tjetër, familja e saj është gëzuar dhe e ka quajtur atë mishërimin e Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i të cilës ndodhet afër vendit ku lindi vajza.
Statujat e hyjnisë përshkruajnë një vajzë të re me shumë duar.
Aktualisht nuk dihet nëse familja planifikon që vajza e tyre e porsalindur t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr gishtat, por entuziazmi i tyre tregon të kundërtën.