E rrallë/ Vogëlushja lind me 26 gishta, gëzohen familjarët

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një foshnjë ka lindur me 26 gishta në total.

Vogëlushja, e lindur në një spital në Bharatpur, në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishta në secilën këmbë.

Girl born with 26 fingers, family calls her goddess' incarnation in India -  GulfToday

Mjekët e kanë përshkruar gjendjen e foshnjes si një anomali gjenetike.

Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të kesh 26 gishta, por është një anomali gjenetike. Pavarwsisht kësaj, vajza është krejtësisht e shëndetshme”, tha mjeku Dr. V.S. Sonny.

Nga ana tjetër, familja e saj është gëzuar dhe e ka quajtur atë mishërimin e Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i të cilës ndodhet afër vendit ku lindi vajza.

Statujat e hyjnisë përshkruajnë një vajzë të re me shumë duar.

Aktualisht nuk dihet nëse familja planifikon që vajza e tyre e porsalindur t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr gishtat, por entuziazmi i tyre tregon të kundërtën.

Baby born with 26 fingers in Rajasthan, family calls her incarnation of  goddess - India Today

Share With:
Translate »
88 Views