E shtrirë pranë Emit, Jonida bën dedikimin më të bukur për të bijën në ditën e veçantë!
Jeta për Jonida Vokshin ndryshoi totalisht, pasi ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen e quajtur Emi.
Si aktorja, ashtu edhe partneri i saj Besnik Krapi, janë dedikuar totalisht pas bebushes e cila është tashmë kuptimi i jetës së tyre.
Ditën e djeshme janë bërë 4 muaj nga ardhja e saj në jetë dhe Jonida nuk ngurroi të ndajë në Instagram një foto të ëmbël, ku shihej e shtrirë krah Emit.
Bashkë me foton, aktorja i shkruan të bijës fjalët më të ëmbla të dashurisë.
E vogla ime u bë 4 muajshe sot! 4 muajt më të bukur të jetës sime! Të do mama shumë, Emushe!
![]()
Emi erdhi në jetë në muajin qershor dhe mesa na ka treguar Jonida në intervista do bëhet në të ardhmen motër e madhe, sepse çifti ka ndërmend të shtojë familjen.
