Ermal Fejzullahu rrëfen ‘prapaskenat’ e sikletshme në sallën e lindjes: Shkova i pirë

I ftuar në emisionin “Prive”, në rubrikën “5 datat”, Ermal Fejzullahu është ndalur te data më e rëndësishme për të, kur është bërë baba për herë të parë. 11 vite më parë, në jetë ka ardhur djali i tij Arti dhe Ermali ka rrëfyer çfarë ka ndodhur në sallën e lindjes, ku ai është shfaqur i pirë. Një episod sa i sikletshëm dikur, aq gazmor tani që e kujton.

“Arti ka lindur në datën 27 shkurt të vitit 2009. E mbaj mend si sot, kam shkuar në spital dhe kam qenë i pirë pak. M’u duk diçka interesante të hyja në sallë. E pashë Arianën duke lindur dhe dy doktorë dhe u thashë: Çfarë bëni ju këtu? Ecni se janë dy motra këtu, mos rrini ju… Si fanatik, si shqiptar që jam… Më nxorën prej sallës dhe më thanë ‘Dil jashtë se s’qenke në gjendje ti’. Dhe gruas i thashë ‘Çfarë ke ti, mos u anko’. Ne meshkujt nuk i dimë dhimbjet e lindjes. Pastaj më thanë që isha bërë baba. Ai mjeku, shumë nervoz, sot e kam shok, më tha: ‘Nuk i ke ngjarë Sabriut hiç. Ai është i edukuar, sjelljet e tua janë si gangster”, -është shprehur këngëtari, duke shtuar se ajo ka qenë një prej datave që i ka ndryshuar jetën.

Ermali ka treguar se nuk ka qenë aspak e vështirë për të të bëhet baba në moshë të re, 21 vjeç, pasi gjithmonë ka qenë më i pjekur për moshën.

Share With:
Translate »
3535 Views