“E shtyja të merrte frymë”, i biri i Guljeljm Radojas rrëfen betejën e vështirë të aktorit me Covid-19

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja, fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19. Dy ditë pasi ishte shtruar dhe ishte futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” Radoja humbi jetën. Lajmin e trishtë e dha djali i tij, Redi Radoja, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”. 

Ndërkohë në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live” djali i aktorit të ndjerë tha se vetë e ka të pamunhdur të udhëtojë drejt Shqipërisë deri në darkë, sepse i duhet të kryejë një test Covidi. Sa i përket babait, Redi tha se aktori i njohur u dorëzua sepse ishte shumë i lodhur nga lufta me Covid-19, pavarësisht se filloi të ushqehej.

“Tani është dhe një situatë qesharake, nga Covidi jam i detyruar të marr një test që del sot në mbrëmje, por është motra atje. Nga e diela pati një përmirësim, shpresuam shumë, filloi të ushqehej shumë dhe menduam se ia doli. Paska qenë e pamundur, megjithëse kishte shumë energji, le të themi që u lodh.

Babi ishte shumë i lodhur nga ana e frymëmarrje dhe mundohesha që të fliste sa më pak. Më shumë i flisja unë, i jepja kurajo dhe e shtyja të merrte frymë se ishte e vështirë për të që edhe të kujtohej të merrte frymë. Më tepër kemi folur me sy se me fjalë. Ne të gjithë kishim shpresë deri në minutën e fundit se mbase do të ndodhte një mrekulli.

Në Sanatorium, mjekët kishin më tepër përvojë me më shumë raste intubimi dhe mjekët e Durrësit e menduan këtë gjë. Shpreh mirënjohje për mjekët e spitalit të Durrësit, mjekun reanimator që i ka qëndruar mbi kokë”, tha Redi Radoja.

Share With:
Translate »
173 Views