E tallën se ishte vetëm një engjëll! Vetëvrasja e vogëlushes trondit Australinë

Një vajzë 14 vjeç nga Australia i ka dhënë fund jetës së saj, ndërkohë që familja thotë se është tallur në mediat online. Në një postim në Facebook, babai i Amy Everett bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim për ngacmimet dhe talljet e fëmijëve në mediat sociale dhe thotë se rasti i vajzës së tij duhet të shërbejë për diçka.

Në postimin e tij, ai shkruan se vajza kishte dashur të shpëtonte nga e keqja e kësaj bote. Ai shpresonte që vëmendja e vdekjes së vajzës mund të ndihmonte të tjerët e të reagonin sa ishin në kohë. Familja e vogëlushes i ka ftuar të gjithë në funeral, e më tej duke treguar se sa e mirë dhe e ëmbël kishte qenë Amy. “Ky mesazh i fuqishëm tregon për vendin e errët, të frikshëm ku jetoi engjëlli ynë i bukur”, tha familja e saj. Një në pesë fëmijë në Australi thonë se tallen dhe sulmohen nga bashkëmoshatarët. Tip

Share With:
Translate »
742 Views