E tallën se veshi kostum në ndeshje, Kate dhe William marrin një vendim të rëndësishëm për George

Princi George do të detyrohet të qëndrojë larg vëmendjes pas komenteve fyese që mori gjatë ndeshjes Itali-Angli. Mbrëmjen e së dielës vogëlushi ishte i pranishëm në stadiumin Wembley, ku u shfaq duke festuar pasi Luke Shaw shënoi golin e parë.

Por njerëzit në rrjete sociale dolën kundër Princit George për shkak të veshjes së tij. Mbreti i ardhshëm ishte veshur me një kostum dhe kollare për ndeshjen finale, njësoj si babai i tij Princi William. Pas humbjes së Anglisë, njerëzit në rrjete sociale shfrytëzuan këtë fakt për t’u tallur me vogëlushin.

Për këtë arsye Princi Willaim dhe Kate Middleton kanë marrë një vendim shumë të madh për të mos e ekspozuar më në evente publike Princin George.

“Disa e kritikuan që kishte veshur këmishë dhe kollare si babai i tij, gjë që mua m’u duk shumë e rëndë. Ai ka qenë shumë popullor, por tani ata do të përpiqen që ta mbajnë larg vëmendjes. Ata janë shumë të ndërgjegjshëm për këtë gjë”, ka thënë eksperti mbretëror Robert Jobson.

Ndërkohë në rrejte sociale u bë viral edhe reagimi i ëmbël i George pasi Anglia shënoi golin e parë në finalen e europianit. Sapo Luke Shaw goditi topin drejt e në rrjetë, princi Geroge u hodh e bërtiti nga gëzimi. Më pas ai përqafoi nga lumturia e madhe nënën e tij, Kate Middleton dhe ky moment bëri xhiron në rrjet.

Share With:
Translate »
314 Views