E theri me thikë dhe i piu gjakun nënës, gjykata jep vendim për Urim Hysenin
Gjykata e Pejës ka lënë në burg Urim Hysenin i cili dyshohet se vrau nënën e tij ditën e djeshme.
Atij iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.
“Duke pasë parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kujtojmë se dje Urim Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrjie Hyseni. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh. Ai e akuzonte nënën se ishte shkaktare për ndarjen nga gruaja.
Autori ishte i martuar me një grua nga Gjakova por për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte rënduar, martesa kishte përfunduar me ndarje.