E thotë shkenca: Personat e lindur në shtator janë shumë të veçantë
Shtatori është një muaj shumë popullor në mbarë globin, pasi shumë persona festojnë ditëlindjen gjatë kësaj kohe. Sipas shkencës personat e lindur në shtator janë të veçantë nga pjesa tjetër, pasi kanë më shumë shanse të jenë të suksesshëm në çdo fushë të jetës. Sipas një studimi të bërë nga National Bureau of Economic Research, ata që kanë lindur në këtë muaj mund të arrijnë suksesin në një moshë shumë të re. Kjo vjen prej faktit se personat e lindur në shtator ecin shumë mirë në shkollë, sepse janë më të pjekur se të tjerët. Gjithashtu studimet thonë se të lindurit midis shtatorit dhe nëntorit kanë më shumë mundësi të jetojnë gjatë dhe madje të kalojnë moshën 100-vjeçare. Pavarësisht se ata mund të preken më lehtë nga sëmundjet sezonale, infeksionet apo alergjitë, me kohën krijojnë rezistencë dhe imunitet. Personat e lindur në shtator janë më të sjellshëm dhe mendojnë gjatë. Ata i përkasin shenjës së Virgjëreshës dhe Peshores në horoskop dhe këto dy shenja njihen për natyrën e tyre praktike, mirësjelljen e ndihmën që ofrojnë ndaj të tjerëve. Të lindurit në këtë muaj kanë më shumë fuqi muskulore, kocka të forta dhe në përgjithësi janë më aktivë fizikisht se pjesa tjetër e njerëzve. Gjithashtu personat e shtatorit kanë më pak shanse që të përfshihen në sherre apo në telashe.