Flet ish-bashkëshortja e reperit, dikur këngëtare e njohur: “Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë djali ynë!”

Lim Hoti është një reperi i ri në skenën shqiptare dhe për jetën e tij personale dihen shumë pak detaje.
Ai u bë i njohur pas lidhjes me reperen Baby G, me të cilën u nda pak kohë më parë.

Megjithatë të reja vinë nga jeta e tij.

Së fundmi “Iconstyle.al” ka zbuluar se reperi ka qenë i martuar për gati 4 vite me këngëtaren Albresha, me të cilën ka edhe një djalë.


Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një shkrim të gjatë ku tregon se Lim Hoti nuk mban asnjë përgjegjësi për djalin dhe nuk pyet asnjëherë se si është ai.
“Historia e jetës së djalit tim:
Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati. Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh. Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë”, shkruan Albresha.


Më tej ajo i kërkon publikisht që ai të lërë djalin të qetë dhe të mos postojë më në Instagram.
“Por të lutem shumë lere djalin tim të qetë dhe MOS bëj postime të kota për sytë e njerzve në Instagram dhe vazhdo jetën tënde sikur e ke nisur. Djali im është jeta ime dhe do e mbroj si luaneshë”, përfundon ajo.


Albresha është bërë e njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunimit me Stresin në këngën “Më fal”.

Share With:
Translate »
974 Views