E tmerrshme: Përdhunohet për disa orë nga 5 persona një 11-vjeçare në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare pretendohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona.

Për ngjarjen deri më tani janë arrestuar dy të pandehur, E.R, 27-vjerçar dhe i miturit G.R, 16-vjeçar. Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve me një muaj burg.“

“Gjyqtarët kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas mediave në Kosovë, thuhet se në dosjen e prokurorisë pretendohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek 11-vjeçare dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Më pas të dyshuarit ia kanë hequr 11-vjeçares rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bar dhe aty theksohet se viktima ishte dhunuar sërish.

Share With:
Translate »
118 Views