E treta e vërteta, Miriam publikon versionin më të bukur të “Dhuratë”

Nuk ka prind shqiptar që nuk është dashururar me “Dhuratë”, këngë nga artistët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kushtuar vogëlushes së tyre Ameli. Por ne ju ftojmë të ridashuroheni me këtë version që Miriami sapo ka publikuar në instastory. Ndërsa si dy mikesha të ngushta, të kapura dorë për dorë po shëtisin, ato njëkohësisht po këndojnë edhe këngën hit të momentit. Ndonëse vetëm dy vjeç, Ameli duket se ka një memorie të shkëlqyer për të mbajtur mend tekstin, ndërsa veshin muzikor duket se e ka trashëguar totalisht nga prindërit e saj artistë. Vazhdo kështu vogëlushe! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
653 Views