E trishtë/ “Një shpirt ëngjëlli u ngrit në qiell”, ndërron jetë në lule të rinisë gjimnazistja shqiptare

Një dhimbje e madhe ka rënë mbi familjen Dervishaj në Kosovë të cilën kanë humbur vajzën e tyre. Fjolla Dervishaj nxënëse pranë gjimnazit “Frang Bardhi”, është ndarë nga kjo jetë.

Ka qenë gjimnazi “Frang Bardhi” të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale i kanë  shprehur ngushëllime familjes së vajzës për këtë humbje të madhe.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kastriot, ndërkohë në njoftimin e gjimnazit nuk është bërë me dije arsyeja e vdekjes.

“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht”, thuhet në postimin e shkollës.

Share With:
Translate »
36 Views