E trishtë/ Vajza e prezantueses së njohur vdes nga Covid në moshën 18-vjeçare

Valentina Boscardin, e njohur si modele, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare pasi u infektua me COVID.

Mediat braziliane raportojnë se ajo u detyrua të shtrohej në spital për shkak të simptoma të rënda, por ishte tromboza e krijuar nga sëmundja që i dha fund para kohe jetës së saj

Lajmin e ka dhënë e ëma e saj, prezantuesja e njohur braziliane, Marcia Boscardi. Sipas prezantueses, vajza e saj nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer, por këto masa nuk parandaluan një shtrimin në spital.

Filha de apresentadora Marcia Boscardin morre aos 18 anos por complicações  da Covid-19 - Quem | QUEM News

Valentina Boscardin kishte ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe tashmë ishte pjesë e agjencisë së njohur Ford Model Brasil Sao Paulo.

“Valentina ishte gati për të nisur një karrierë ndërkombëtare. Sa e trishtueshme . Ajo kishte marrë të dy dozat e Pfizer. Pusho, në paqe Valentina” ka shkruar gazetari dhe miku i familjes së viktimës, Felipeh Campos.

 

Share With:
Translate »
27 Views