E ushqen dhe i ndërron pelenat! Bradley Cooper është babai model
Bradley Cooper dhe Irina Shayk u panë në plazh me vajzën e tyre 10-muajshe dhe e gjithë vëmendja ishte te ajo. Çifti u pa duke marrë rreze dhe luajtur me rërë me Lea de Seine. Lea duket kaq e mrekullueshme, por ajo që të tërheq vëmendjen është përkujdesja e aktorit për vogëlushen. Pasi i jep për të pirë, i ndërron pelenat dhe e vesh: një baba shembullor duket përfundimisht si Bradley Cooper.
