E vërteta e frikshme që fshihet pas këtij “vogëlushi”

Një 30-vjeçar nga Kina ka pushuar së rrituri kur ishte vetëm 2 vjeç dhe ka ende sot përmasat e një fëmije të vogël.

I lindur në vitin 1987 në një zonë rurale në lindje të Kinës, Wang Tianfang vuan nga një sindromë e panjohur; nuk ka qenë kurrë i aftë të flasë apo të ecë normalisht, duke pasur gjithmonë nevojën e dikujt që të kujdeset për të.

Nëna 52-vjeçare e Wang, Chu Xiaoping thotë se dëshira e saj më e madhe ka qenë gjithmonë të dëgjojë të birin t’i thërrasë nënë, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Ndërsa nuk e përmendi ndonjëherë babain e Wang ose nëse ajo kishte qenë ndonjëherë e martuar në të kaluarën, Chu u zotua të mbajë gjallë djalin e saj për aq kohë sa të jetë e mundur.

“Në vitin 1990, kur djali im ishte tre vjeç, një fshatar më sugjeroi që ta lija jashtë një tempulli dhe dikush tjetër ta merrte atë. Ata thanë se duhet të kisha një fëmijë tjetër, por unë me forcë refuzova.

Wang u ndal në rritje në moshën dy vjeçare dhe mjekët thanë se ai nuk do të jetonte kaq gjatë”, u shpreh Chu, duke shtuar se fakti që ai është ende gjallë nuk është asgjë më pak se një mrekulli.

Share With:
Translate »
679 Views