Cristiano e zgjodhi vetë datën për lindjen e vajzës dhe jo pa arsye
Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez habitën tifozët kur njoftuan të dielën ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Alana Martina. Modelja spanjolle, 23 vjecare, ishte pranuar në spitalin Universitar Quironsalud të Madridit vetëm disa orë më parë, ku doktor Inés Tamarit Degenhardt, kreu i asociuar i gjinekologjisë dhe obstetrikës, mbikqyrte lindjen e planifikuar. Por duket se data e lindjes së Alanës nuk ishte thjesht një rastësi. Cristiano nuk kishte ndonjë angazhim profesional me Real Madridin apo ekipin e tij kombëtar, që do të thotë se koha ishte e duhur për të planifikuar mbërritjen e së bijëstë dielën 12 nëntor. Trajneri i Cristiano Portugalisë, Fernando Santos, i ka dhënë kohë të lirë për të shijuar ditët e tij të para me të porsalindurin e tij. Cristiano nuk luajti në miqësoren kundër Arabisë Saudite të premten më 10 nëntor kur Georgina po përgatitej të lindte. /Kids’Time/