E veshur me fustan tradicional shqiptar, kjo foto e Hanës ditën e sotme i la pa fjalë të gjithë

Mozzik dhe Loredana kanë ndarë në llogarinë e vajzës së tyre, Hanës, foton më të ëmbël të saj. Dyshja ka publikuar një foto ku Hana është e veshur me kostumin tradicional shqiptar dhe flamurin në të.

“O sa mirë me qenë shqiptar”, është shkruar krah postimit i cili ka marrë pëlqimin dhe komentet e shumë ndjekësve.

Mes tyre ka dalluar dhe komenti i Mozzik, i cili ka lënë emojin e flamurit shqiptar. Kujtojmë se prej disa javësh Mozzik dhe Loredana janë fotografuar bashkë, duke lënë të kuptohet për të gjithë se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

View this post on Instagram

O sa mire me qen shqiptare 🙂

A post shared by Hana Aliu (@hanaaliu) on

Share With:
Translate »
707 Views