“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi”, gruaja e Emmanuel Macron zbulon se priti 10 vite për t’u martuar me të!

Gruaja dhe ish-mësuesja e Emmanuel Macron mendoi se ai do të “binte në dashuri me dikë të moshës së tij” pasi u largua nga shkolla ku ajo e mësoi.

Brigitte Macron tha se e shtyu martesën me ish-nxënësin e saj për një dekadë sepse kishte frikë se jeta e tre fëmijëve të saj do të shkatërrohej nëse do ta kishte bërë zyrtare lidhjen e saj me një adoleshent në moshën e tyre

Presidenti francez ishte 15 vjeç kur u dashurua me mësuesen e tij të martuar të dramës, Brigitte Auzière, atëherë 40 vjeçe, në shkollën Katolike Providence në Amiens në fillim të viteve 1990. Vajza e saj Laurence ishte shoqja e klasës e presidentit të ardhshëm francez.

Kur romanca e tyre u zbulua shkaktoi skandal në qytetin provincial verior të Francës, prindërit e Macron, të dy mjekë, e dërguan atë në Paris që të vijonte studimet e tij.

“Isha e trazuar”, tha zonja Macron, tani 70 vjeçe, për Paris Match në një intervistë të rrallë për jetën e saj si zonja e parë e Francës që nga viti 2017.

“Për mua, një djalë kaq i ri ishte gjymtuese. Emmanuel duhej të largohej për në Paris. I thashë vetes, ‘ai do të dashurohet me dikë të moshës së tij’. Nuk ndodhi.”

Zonja Macron e ndërpreu mësimin e dramës, në klasën ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, por vazhdoi të mësonte gjuhën frënge dhe latinishten.

“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi”, tha ajo. “Kam marrë kohë që të mos shkatërroj jetën e tyre. Kjo zgjati dhjetë vjet, koha për t’i vënë në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin. Por nuk doja të humbisja jetën time.

Share With:
Translate »
67 Views