UNICEF ngre alarmin për fëmijët 1 vjeç

Fëmijët përjetojnë dhunë në të gjitha fazat e rritjes dhe në të gjitha ambientet. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë ekspertet e UNICEF, në përfundim të raportit global rreth dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve.

Të përjashtuar nga ky fenomen nuk janë as foshnjet deri në 1 vjeç.

Të dhënat e raportit flasin per 6 në 10 fëmijë të kësaj moshe i nënshtrohen disiplinimit të dhunshëm.

1\4 e tyre shkunden fizikisht në formë ndëshkimi dhe 1 në 10 qëllohen me shuplakë në fytyrë, në kokë, ose iu tërhiqet veshi.

Dhunuesit kryesisht jane kujdestarët e tyre. Rreth 300 milionë fëmijë nga 2 deri në 4 vjeç përjetojnë agresivitet psikologjik dhe ndëshkim fizik brenda mureve të shtëpisë.

Në mbarë botën, 1 në 4 fëmijë nën moshën 5-vjeçare, jetojnë me nënën që është viktimë e dhunës në familje.

Edhe me alarmant bëhet raporti, kur flet për dhunën seksuale ndaj vajzave dhe djemve.

Rreth 15 milionë vajza adoleshente të grupmoshës 15-19 vjeç kanë përjetuar marrëdhënie seksuale të detyruar dhe vetem 1 % e tyre kanë kërkuar ndihmë nga profesionistë.

Sipas të dhënave nga 28 shtete, 90 % e vajzave te dhunuara kanë pohuar se nuk e njihnin dhunuesin.

Dhuna e ushtruar ndaj adoleshentëve ndonjëherë rezulton të jetë fatale. UNICEF raporton se çdo 7 minuta në botë vdes 1 adoleshent, si pasojë e akteve të dhunshme.

 

 

Share With:
Translate »
1338 Views