Si të gjitha nënat, edhe Meghan ka një emër për ta thirrur Archie me përkdheli

Archie Harrison është emri zyrtar i vogëlushit të Princit Harry dhe Meghan Markle, i cili është duke vizituar Afrikën me prindërit në turin e tij të parë botëror. Por mamat kanë gjithmonë një emër përkëdhelës për foshnjat e tyre dhe një të tillë e ka dhe Meghan.

Ajo ka zbuluar se e quan ‘Bubba’ të birin me përkëdheli. Gjatë takimit të familjes Sussex me Kryepeshkopin Desmund Tutu dhe të bijën e tij Thandeka Tutu-Gaxe, ajo i thirri atij ‘Bubba’, duke zbuluar kështu edhe ‘nickname’ që ka zgjedhur.

Meghan bëri shaka duke e quajtur të voglin tip ‘flirtues’, kur ai po qeshte me vajzën e kryepeshkopit. “I pëlqen të flirtojë”, u shpreh ajo për vogëlushin vetëm 4-muajsh i cili është në qendër të mediave rozë të gjithë botës.

Share With:
Translate »
384 Views