Edhe vajzën? Kim Kardashian akuzohet që përdori photoshop që North të dukej më e dobët

Fansat e Kim Kardashian janë zemëruar nga ripostimi i një fotoje që ajo ka bërë në snap. Fotoja është publikuar për herë të parë në vitin 20018, gjatë pushimeve të saj me fëmijët, North dhe Saint.

Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, 39 vjeç, është akuzuar vazhdimisht për përdorimin e photoshop-it, por kësaj here tek imazhi i vajzës së saj 6-vjeçare North.

North, e cila ishte vetëm 4 vjeç kur është bërë fotoja, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe duket se Kim nuk i ka pëlqyer se si dukej ajo, gjë që e ka shtyrë të përdori photoshop-in që të dukej më e dobët.

Një ndjekës i inatosur shkruajti: “çfarë fiksimi i sëmurë. Përdorni photoshop në fytyrën, trupin tuaj ose çfarëdo që dëshironi, por ju lutem lërini fëmijët të qetë. Kjo është e trishtueshme.”

Një tjetër shtoi: “Pse përdori photoshop te fëmijët? Për t’i bërë të duken më të dobët?”

Në atë kohë një burim i afërt me yllin i tha ‘Mail Online’ se Kim kurrë nuk do të ngatërrohej me fotot e fëmijëve.

“Kim ndonjëherë riposton foto për ndjekësit e saj,”- shpjegoi burimi. “Kjo ishte një nga ato. Ajo kurrë nuk do të përdorte photoshop tek North për të ndryshuar peshën e saj.”

Share With:
Translate »
731 Views