Edi Rama vishet si babagjysh dhe u përgjigjet të gjitha dëshirave
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, të dielën e sotme u rrëfyen dy histori, ajo e vajzës rome Eriglisa e cila pasi shumë sakrificave arriti të arsimohej dhe e Leos i cili pas një sëmundjeje ka mbetur në karriken me rrota dhe po lufton të ngrihet në këmbë.
Dëshira e Eriglisës është një donacion lodrash për organizatën ku punon për kujdesin ndaj fëmijëve romë. Ndërsa dëshirat e Leos ishin të ngrihej në këmbë, të kishte një makinë për ta dërguar në shkollë dhe një kukull për motrën.

Ndërkohë, në prapaskenë të dyja mesazhet u ndoqën nga kryeministri Edi Rama i cili u prek. Më pas ai u fut në studio i veshur si babagjysh duke mundësuar plotësimin e dëshirave. Leos i mundësoi një fizioterapist, makinën që do ta shoqërojë për në shkollë dhe një kukull për motrën. Po ashtu ai premtoi se pa u mbyllur viti 2017 do të dërgonin dhurata për fëmijët e komunitetit romë. Veç kësaj ai i mundësoi Eriglisës një vend pune si këshilltare në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. /Kids’ Time
