Eduarti nuk ndahet dot nga Dielli! Sapo na fali disa doza të mira dashurie me këtë foto pranë tij!

Ka kaluar vetëm një ditë që kur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali dhe regjisori duket se është në qiellin e shtatë.

Ai e dha vetë lajmin e bukur dje përmes një postimi në rrjete sociale, ku publikoi një foto duke mbajtur të voglin në krahë shoqëruar me mbishkrimin: “Lindi Dielli”.

Padyshim që ai tashmë do jetë i përkushtuar totalisht ndaj të voglit. Edhe mëngjesin e sotëm e ka nisur pranë tij, duke na falur të gjithëve disa doza dashurie për fillimin e kësaj të marte.

Eduarti ka publikuar një foto në Instastory ku shihet se ka kapur dorën e të birit, teksa ka shkruar “Mirëmëngjes”, shoqëruar me një emoji dielli.

Emri që çifti ka zgjedhur për të voglin ishte me të vërtetë surprizë, ndonëse Arbana pati treguar se do jetë një emër shqiptar.

Moderatorja publikoi dje një foto nga spitali, ku shiheshin duart e saj dhe Eduartit të kapura me duart e Diellit, teksa shkruante: “Një Diell i vogël na shndërriti sot”.

Share With:
Translate »
3150 Views