Efehan feston 2-vjetorin, Almeda publikon foto nga festa dhe i dedikon fjalët më të bukura

I vogli i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman, Efehan, feston sot 2-vjetorin e lindjes. Për këtë ditë speciale në shtëpinë e tyre është organizuar një festë, të cilën vogëlushi me siguri do e mbajë mend gjatë. Almeda dhe Tolgahan kanë ndarë një foto familjare, në të cilën shihen të ulur përkrah Efehan.

“Gëzuar ditëlindjen djali im i çmuar! Ti je i dashur për ne, sot, nesër dhe gjithmonë”, ka shkruar Almeda përkrah fotos.

Po ashtu Tolgahan ka bërë një urim shumë special për djalin e vetëm të familjes, që shumë shpejt do të marrë rolin e vëllait të madh.

“Gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që të kam djali im i dashur. Të dhëntë Zoti shumë vite jetë me shëndet dhe paqe”, shkruan Tolgahan në urimin e tij.

Familja tashmë janë në pritje të fëmijës së dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Madje ajo dhe Tolgahan kanë zgjedhur edhe emrin për vogëlushen, që do e pagëzojnë me emrin Alina.

Shtatzënia e dytë për Almeda Abazin nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi ajo dhe gjithë familja e saj u prek nga Covid-19.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, tregoi Abazi disa ditë më parë.

Share With:
Translate »
337 Views