Efektet pozitive të probiotikëve gjatë gjidhënies

Trupi i njeriut ka nevojë për vlera ushqyese për të qëndruar të shëndetshëm. E në këtë kategori hyjnë edhe ushqimet që përmbajnë probiotikë. Por, a ndikojnë probiotikët në gjidhënie?

Probiotikët janë bakterie të mira që ndihmojnë në luftimin e viruseve shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Qumështi i gjirit përmban një sërë lëndësh ushqyese të shëndetshme për foshnjat, duke përfshirë proteinat, yndyrnat, vitaminat dhe karbohidratet.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se probiotikët janë natyrshëm të pranishëm në qumështin e gjirit, të cilët ofrojnë përfitime si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Për këtë arsyje konsiderohet e sigurt marrja e suplementeve probiotike.

“Studimet kanë treguar se konsumimi i llojeve të lactobacillus ndihmon në trajtimin e mastitit”, ka thënë Rebecca Agi.

Siç shpjegon Dr Weiner, “probiotikët nuk transferohen drejtpërdrejt në qumështin e gjirit, por ato funksionojnë duke përmirësuar shëndetin e nënës, e cila nga ana tjetër ndryshon përbërjen e qumështit të gjirit për ta bërë atë më të shëndetshëm për fëmijën.”

Por, para se të filloni të merrni probiotikë është e rëndësishme të kërkoni rekomandime nga mjeku juaj.

Share With:
Translate »
143 Views