Sasia e lartë e kafeinës mund të shkaktojë abort spontan, tregon studimi
Sasia e lartë e kafeinës mund të shkaktojë rreziqe gjatë shtatzënisë.
Studimi i botuar në BMJ Evidence – based Medicine ka treguar se 32 prej 48 rasteve të trajtuara kanë treguar rezultate jo të mira të kafeinës gjatë shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Jack James, PhD, ka treguar se kafeina ka shkaktuar ndikim në:
-abort spontan;
-peshë e ulët e foshnjes;
-leukemi akute te foshnja
Për të kuptuar dëmet e mundshme të kafeinës në fetus, James tregon se është e rëndësishme të shikojmë mekanizmat kryesor të veprimit që vijnë me rastin e konsumimit të kafeinës.