Efekti i çokollatës tek gratë shtatzëna

Çokollata mund të sigurojë një shtatzëni me përfitime shëndetësore për çdo grua, pasi ajo ndikon në rritjen e fetusit. Kjo bëhet e ditur nga një studim i publikuar nga gazeta britanike, Daily Mail. Aty thuhet se çokollatat që kanë në përbërjen e tyre sasi të lartë flavonoids (një përbërës antioksidant), ndihmojnë në rritjen e fetusit dhe e bëjnë placentën më efikase.
Çokollata ul rrezikun e shfaqjes së ndërlikimeve të rënda gjatë shtatzënisë. Studimi është bërë nga shkencëtarët në Universitetin Laval në Kanada ku u përfshinë 129 femra shtatzënë, që moshën e fetusit e kishin nga 11 deri 14 javësh.
Ato u vëzhguan nga ekipi hulumtues gjatë 12 javëve, gjatë të cilave morën 30 gram çokollatë çdo ditë.

Share With:
Translate »
853 Views