Einxhel dhe Dagz zbulojnë kuptimin e veçantë të emrit të djalit të tyre!
Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër për herë të parë pak muaj më parë. Sonte ata kanë ardhur për herë të parë në “Zemër Luana”. Çifti kanë realizuar një lojë së bashku me Shpat Kasapin dhe partneren e tij Selvijen, ku janë vënë në garë se cili prej djemve do ndërronte më shumë pelena.
Pas kësaj ata i janë përgjigjur një pyetësori. Një ndër pyetjet ka qenë kuptimi i emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre, Trev. Einxhel ka shpjeguar edhe pse njerëzit e kanë marrë sikur është emër i huaj, në fakt është emër shqiptar.
“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.