Bashkëshortja e Shpat Kasapit bën deklaratën e fortë: Me Shpatin partner, jam gati për 100 fëmijë!

Shpat dhe Selvije janë bërë prindër për herë të parë 1 vit më parë. Sonte ata kanë ardhur në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, në ditën e Shën Valentinit. Çifti kanë realizuar një lojë së bashku me Einxhel dhe Dagz, ku çiftet janë vënë në garë se cili prej djemve do ndërronte më shumë pelena.

Pas kësaj ata i janë përgjigjur një pyetësori, ku një ndër pyetjet ka qenë kuptimi i emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre. Ata kanë shpjeguar se Roel do të thotë: “Thesar i çmuar”.

Më tej Selvija ka treguar se Shpati është një partner dhe baba i mirë, kështu që me të në krah, ajo është gati të bëjë 100 fëmijë. “Bëhuni gati!”, ka përfunduar Selvija. Një deklaratë kjo shumë e fortë, ama tregon shumë për marrëdhënien e tyre.

Share With:
Translate »
87 Views