Eklampsia gjatë shtatzënisë, momentet që gratë shtatzëna ndihen të rrezikuara nga kjo gjendje

Shtatzënia është periudha kur rekomandohet që të mbani një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetëshme në mënyrë që të shmangni ndërlikimet.

Në shumë raste gratë shtatzëna përjetojnë komplikime e ndër to është edhe eklampsia shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Eklapmsia është një gjendje e cila kërkon ndëryhyrje të menjëhershme mjekësore, pasi mund të jetë e rrezikshme si për nënën ashtu dhe për foshnjen.

E ngjashme më këtë gjendje është edhe preeklampsia, mirëpo eklampsia karakterziohet me një rritje të papritur të tensionit të gjakut, që rezulton në kriza.

Momentet kur ndiheni të rrezikuara:

-Nëse një grua shtatzënë vuan nga preeklampsia atëherë ajo rrezikohet të vuaj edhe nga eklamspia;

-Gratë që kanë një histori në të cilën kanë vuajtur nga hipertensioni kronik;

-Gratë që janë duke kaluar një shtatzëni pas moshës 35-vjeçare.

Share With:
Translate »
348 Views