Ekskluzive/ Samanta Karavella nuk është më shtatzënë, ajo e ka lindur beben e saj
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka ngritur dyshime të shumta pas publikimit të një fotoje të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqet dora e një foshnje që mban dorën e saj. Me mbishkrimin “Dorë biskota ime ”, ky postim ka nxitur spekulime se Samanta mund të jetë bërë nënë për herë të parë.
Megjithatë, artistja nuk ka bërë asnjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, duke e lënë gjithçka të hapur për interpretime. Prej kohësh përflitej se Samanta është në pritje të ëmbël, për shkak të disa fotove ku dallohej barku i rrumbullakosur.
Burime të sigurta për Kids’Time bëjnë të ditur se artistja ka lindur një vajzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i saj është amerikan. Ne i urojmë jetë të gjatë. /Kids’Time/