Ekspertët: Fëmijët duhet të mësojnë edukatën seksuale që 5 vjeç!

Edukata seksuale u duhet mësuar fëmijëve që në moshën 5-vjecare. Ky është sugjerimi i ekspertëve të fushës, të cilët thonë se fëmijët duhet të nisin të marrin informacione për edukatën seksuale që të vegjël, së pari nga prindërit, e më tej në kopsht dhe shkollë.

Juna Mali, specialiste e shëndetit publik në një intervistë për Dritare TV, tha se ky sugjerim i ekspertëve vjen edhe për shkak se është ulur edhe mosha e nisjes së marrëdhënieve seksuale.

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të jenë të informuar. Në këtë mënyrë do të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Në Shqipëri edukimi seksual gjithëpërfshirës nis në klasën e katërt, ora në moshën 10 vjeç por gjithnjë e më shumë po lind nevoja që kjo moshë të ulet. Pra edukimi seksual të nisë më herët. Kjo edhe sepse mosha e marrëdhënieve seksuale është ulur. Ndaj shumë eksperte mendojnë që fëmijëve u duhet folur për edukatën seksuale që në moshën 5 vjeç. Si fillim nga prindërit, më tej në kopshte, më pas në shkolla”, u shpreh Mali për Dritare

Share With:
Translate »
59 Views