Ekspozimi i fëmijëve ndaj teknologjisë ndikon në aftësinë e tyre të të shprehurit

Nëse më përpara fëmijët qanin kur u merrje lodrat nga duart, tani qajnë kur u merr celularin.
Ndonëse prindërit mahniten pas aftësisë që ka një i vogël për të naviguar në internet, vlen për t’u thënë se kjo rutinë shkakton jo pak probleme në zhvillimin mendor të fëmijëve. Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë.

Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit. Ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje tjetër midis fushave të tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale.

Share With:
Translate »
709 Views