Ekspozimi ndaj diellit gjatë shtatzënisë ul rrezikun e lindjes së parakohshme

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në tremujorin e parë të shtatzënisë ul rrezikun e lindjes së parakohshme dhe abortit.

Kështu ka bërë të ditur studimi i botuar në Frontiers in Reproductive Health, shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, rezultatet treguan se gratë që ishin të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit në tremujorin e parë kishtin një rrezik prej 10 për qind më të ulët për lindje të parakohshme dhe abort.

“Drita e diellit shkakton lëshimin e oksidit nitrik nga lëkura që relakson enët e gjakut, dhe ne besojmë se kjo mund të ndihmojë që një shtatzëni e shëndetshme të krijohet në mitër,” thotë Sarah Stock, studiuese e mjekësisë në Universitetin e Edinburg.

“Oksidi nitrik gjithashtu mund të qetësojë vetë mitrën, duke ndihmuar në parandalimin e kontraktimeve të hershme.”, th ajo.

Lindja e parakohshme ndodh kur foshnja lind para janës së 37-të të shtatzënisë. Foshnjet e lindura parakohe kanë një rrezik më të lartë të komplikimeve shëndetësorë.

Megjithatë, arsyjet e lindjes nuk janë plotësisht të njohur, ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të kontribuojnë në lindjen e parakohshme:

-Lindja e mëparshme e parakohshme;

-Zgjerim i hershëm i qafës së mitrës;

-Lëndimi gjatë lindjes së kaluar;

-Bartja e më shumë se një fetusi;

-Gjakderdhja vaginale gjatë shtatzënisë;

-Infeksionet gjatë shtatzënisë;

-Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë;

-Mangësitë e lëndëve ushqyese;

Një teori tjetër, thotë Stock, është se lidhja mes lindjes së parakohshme dhe dritës së diellit ka të bëjë më shumë me vitaminën D, të cilën trupi juaj e prodhon kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.

“Disa studime kanë treguar se normat e lindjeve të parakohshme janë më të larta tek gratë me nivele të ulëta të vitaminës D, e cila mund të jetë sepse vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve që mund të çojnë në lindje të parakohshme,” thotë Stock.

Vitamina D gjithashtu “ndihmon zhvillimin e eshtrave, dhëmbëve, sistemit kardiovaskular dhe nervor të foshnjës”, thotë ekspertja e shëndetit të grave, Jennifer Ëider, MD, për VeryWell.

Share With:
Translate »
19 Views