Eleminohet nga “Dancing With The Stars”, vajza e tij shpërthen në lot dhe emocionon të gjithë sallën

Në memorien e të gjithëve është fiksuar momenti kur Timo Flloko reciton “Anës lumenjve” tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”.

Skenën ikonike e risolli në “Dancing With The Stars” me një waltz e tij Gent Hazizi. Megjithatë kërcimi i tij i prit me jo pak kritika nga juria, që evidentoi disa gabime në lëvizjet e artistit.

Në fund, çifti grumbulloi 27 pikë nga juria.

Këtë javë në “Dancing with the Stars Albania”, konkurrenti i eleminuar ishte Gent Hazizi. Dy çiftet e mbetur në fund ishin Arbri & Erisa dhe Genti & Emanuela. Juria vendosi për largimin e këtyre të fundit!

Vajza e vogël e Gentit e cila po e ndiqte të atin  nga skena nuk i mbajti dot lotët dhe filloi të qante. Aktori e mori në skenë dhe tha se fitorja më e madhe e tj ishin këta lotë, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u përlotën. Ndiqni momentin në minutat e fundit të kësaj videoje

/Kids’Time/

Share With:
Translate »
173 Views