Për herë të parë në ekran, vajzat e Lorit dhe Salsanos surprizojnë mamin e babin me lule në skenë

Me një kërcim Swing dhe një improvizim shkëputur nga filmi “The Mask”, Salsano Rrapi këtë herë “zhgënjeu” për mirë jurinë e Dancing With The Stars.

Salsano dhe Lori ndezën skenën, pavarësisht se maska ishte një shkallë vështirësie që i pengoi paksa. Megjithatë, juria pati komente shumë pozitive.

Ishte një performancë shumë interesante. Me mungoi pak elastika e trupit, pjesa tjetër ishte shumë mirë”-  tha Valbona Selimllari.

Mua më pëlqeu shumë hyrja, e gjithë pjesa. Mu duk skenë filmi, e shijova shumë”- ishte komenti i Dalina Buzit.

Vështirësia ishte që te maska. E kape veten shumë shpejt, do kishte një vlerësim maksimal nga unë nëse nuk do më trembje nga ajo që më the herën e kaluar që do më puthje nëse merrje 10”- tha Armand Peza.

Kjo pjesë ishte dinamike, do doja ta kishte theksuar pjesën plastike me trupin. Padieshka doli bukur, pak më butë në uljen.”– tha kryetari i jurisë Kledi Kadiu.

Në fund të performancës, vajzat e Salsanos dhe vajza e Lorit dhuruan lule për mamin dhe babi /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
115 Views