Elgiti është babi model, mund t’ia dalë vetëm edhe pa Klean rrotull

Si kalohet e shtuna do thoni ju? Ja kështu si po e kalon babi Elgiti me vogëlushin e tij, Krid. Këngëtari ka ndarë një foto me të birin në krahë duke e ushqyer, shoqëruar me një emoji zemre. Elgiti është treguar i kujdesshëm të mos e zbulojë ende pamjen e të voglit, megjithatë kaq ka mjaftuar që miqtë të lënë komentet më të ëmbla.

“Bota ime”, ka komentuar Klea, duke mos e fshehur krenarinë për dy djemtë më të rëndësishëm në jetën e saj. Nëse deri tani kishit ndonjë pikëpyetje se si ia del Klea kur xhiron emisonin, sapo e kuptuat që gjithçka e ka zgjedhur me Elgitin, i cili ia ka marrë dorën edhe ushyqerjes së Kridit. Epo sa të rrosh do mësosh thonë!/revistawho.com

 

Share With:
Translate »
201 Views