Elhaida Dani s’u pranua nga familja e Ledianit pasi e ndau nga e fejuara? Nëna e balerinit sqaron gjestin e të birit! Të vërtetat e marrëdhënies me të dashurën e tij të re

Një gjest i Ledian Agalliajt në skenën e DWTS ndaj nënës së tij u nënkuptua si “mospranim në familje” i këngëtares . Në natën finale të Dancing, moderatori familjarët e çiftit që ndodheshin në publik.

Nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë. Por sipas nënës së balerinit, reagimi i saj nuk ishte ndaj nuses së re, por ndaj “padrejtësisë” që sipas saj iu bë këngëtares pasi e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”, tha ajo në një intervistë për Vip Magazine, pas lajmit se Elhaida Dani nuk ishte pranuar në familjen e Ledian Agalliajt.

 

 

Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk ishte dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve ishin ulur në largësi nga njëri-tjetri në publik.

Kujtojmë se balerini e nisi këtë eksperiencë si i fejuar me bionden bukuroshe, Ditjona Bora. Por duket se ndjenjat për Elhaidën kanë bërë që fejesës së tyre t’i vinte fundit.

Vetë balerini ka reaguar pas deklaratave në rrjet, që duket se nuk kanë qenë edhe shumë mbështetëse ndaj tij. “S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.

Konfirmimi i lidhjes nga ana e tyre solli reagime të shumta në rrjet, për shkak se balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.

Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment për lajmet e shumta në rrjet, por ka zgjedhur të postojë foto që janë interpretuar si mesazh nga ana e ndjekësve, të cilën kanë kryqëzuar këngëtaren Elhaida Dani se hyri mes çiftit.

Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.

“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Por duket se që atëherë gjërat kanë ndryshuar, duke sjellë edhe ndarjen e çiftit.

Share With:
Translate »
119 Views