Elisa Spiropali zbulon gjininë e fëmijës dhe tregon si po shkon pritja e ëmbël

Elisa Spiropali prej 7 muajsh është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pret të bëhet nënë për herë të dytë. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, Elisa ka zbuluar se pritja e ëmbël ka shkuar mirë deri tani për të dhe se nuk e ka penguar aspak të vazhdojë punën. Ajo tregoi se në fillim vajza e saj 4-vjeçare, Nalta, bëhej xheloze, por tani po e pret me padurim ardhjen në jetë të bebit. Spiropali ka zbuluar për herë të parë gjininë e fëmijës, duke treguar se kësaj here do të bëhet nënë e një djali. Ministrja ka shtuar se bashkëshorti i saj donte një tjetër vajzë, megjithatë për ta është e rëndësishme që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm. Ndër të tjera Elisa ka treguar se nuk është shumë e fiksuar pas kontrolleve të shpeshta dhe se ka më shumë neps për gjërat e kripura e pikante. “Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata. Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, ka thënë Spiropali me shaka. Pavarësisht se Elisa është në tremujorin e fundit të shtatzënisë, duket se ajo është kujdesur shumë për të mos shtuar peshë, duke ruajtur linjat e saj elegante.

Share With:
Translate »
456 Views