Ellen DeGeneres akuzohet për bulizëm ndaj 11 vjeçarit

Prezantuesja e njohur amerikane, Ellem DeGeneres është duke u akuzuar për bulizëm.

Për të thuhet se ka përdorur fjalë mjaft të rënda ndaj një 11 vjeçarit, ndërsa e ka quajtur ‘të trashë dhe budalla’, shkruan Mirror.

Përpos kësaj, ajo është duke u kritikuar edhe për rrjedhën e punës në emisionin e saj, duke përmendur raste të ndryshme toksike prapa kamerave.

Ellen DeGeneres (Foto: Jason Merritt/Getty Images for GLAAD/Guliver)

Pas 40 vitesh, Ben Gravolet, ka bërë një sërë akuzash ndaj saj, në të cilat thuhet se Ellen e përqeshte atë për shkak të mbipeshës.

“Unë mezi prisja të shkoja në zyrën e saj, edhe nëse isha i sëmurë. Por, ajo gjithmonë kritikonte peshën time”.

(Foto: sainthoax/Instagram, The Ellen Show/Youtube)

“Kur bëja detyrat e shtëpisë në zyre, ajo më quante budalla, të trashë. Madje kritikonte edhe veshjen time”, shtoi Ben.

Kjo sipas tij kishte shkaktuar probleme në vetëbesimin e tij, pasi ballafaqohej me të njëjtat epitete çdo ditë.

(Foto: Mirror)

Ben ndër të tjera ka shpjeguar edhe për afërsinë që kishte me Elllen, pasi kjo e fundit punonte në kompaninë e nënës së tij në vitet 1970-ta.

Share With:
Translate »
297 Views