Elon Musk flet për marrëdhënien e ftohtë me të bijën, pasi ajo kërkoi ndryshimin e mbiemrit
Elon Musk theu heshtjen për çështjen e largimit nga e bija Vivian, katër muaj pas ndryshimit të emrit dhe gjinisë së 18-vjeçares. CEO i Tesla-s i tha Financial Times në një intervistë të fundit se vendimi i fëmijës së tij për t’u distancuar prej tij është ndikuar nga “neo-marksistët” në institucionet arsimore.
“Është komunizëm i plotë dhe një ndjenjë e përgjithshme që nëse je i pasur, je i keq”, tha 51-vjeçari, duke mos specifikuar se cilat institucioneve i referohej
Sipërmarrësi vuri në dukje se marrëdhënia e tij e tensionuar me Vivian mund të ndryshojë në të ardhmen.

Themeluesi i SpaceX bashkë me ish-gruan e tij Justine Wilson, kanë vajzën Vivien, si dhe djalin Griffin, 18 vjeç dhe Saxon, Kai dhe Damian, 16 vjeç.
Ai është gjithashtu babai i djalit X AE A-XII, 2 vjeç dhe vajzës Exa, 10 muajshe, me Grimes. Në nëntor 2021, ai gjithashtu mirëpriti binjakët me Shivon Zilis.
“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë të tjerët,” tha Musk për familjen e tij të madhe. “Nuk mund t’i fitojmë zemrat e të gjithëve.”

Në qershor doli lajmi se Vivian kishte bërë kërkesë për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj, duke kërkuar që mbiemri i saj të ishte Wilson në vend të Musk. Në dosje, adoleshentja e arsyetonte vendimin e saj si pasojë e “identitetit gjinor dhe faktit që nuk jeton më ose nuk dëshiron të jetë më e lidhur me babanë biologjik [Elon] në asnjë mënyrë apo formë”.
