Elsa Lila: Pse nuk e takova kurrë vajzën kur isha në burg!

Artisja, Elsa Lila e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ka treguar arsyen se përse nuk pranoi që të takonte vajzën e saj gjatë 2 muajve burgim në Itali.

Ajo thotë për gazetaren Rudina Xhunga se e dinte shumë mirë që ishte e pafajshme dhe do të dilte shpejt, ndaj dhe nuk donte që vajza e saj të kishte në kujtesë figurën e nënës në qeli.

“Arma më e fortë që unë kam është vajza ime. Edhe në kur isha në burg ishte forca ime më e madhe. Vetëm kur mendoja që është dikush atje jashtë më pret. Unë nuk kam pranuar ta takoj vajzën gjatë kohës kur isha në burg. Kisha mundësi të takoja familjarët, ditëve të enjte ishte dita e takimeve me fëmijët, nënat takonin fëmijët e tyre. Duke e ditur shumë mirë që isha e pafajshme dhe nga dita në ditë do të dilja nga qelia nuk doja në mënyrë absolute që vajza ime, Evita të kishte këtë memorie vizuale me mua. Nuk doja që në moshën 11 vjeçare ajo të mbante mend mamanë e saj në një vend të tillë të përjetonte atë energji. Nuk doja që pastaj të ndahej në atë mënyrë sepse takimet zgjasnin vetëm 1 orë por ajo 1 orë atje dukej 5 minuta. Kështu që unë ja kurseva asaj dhe vetes time ketë moment.”-u shpreh Elsa Lila.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Share With:
Translate »
55 Views