Ema Andrea shpërthen në lotë: Jam në borxh me time bijë

Ema Andrea ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’ ku foli për suksesin e shfaqjes ‘Nënë’. Nisur nga tematika e shfaqjes por edhe lidhjen e forte me vajzën e saj, banda e programit intepretoi këngën e Sarës, moment që ndezi emocione të mëdha tek aktorja. Mes lotëve ajo tregoi:

‘Jam në borxh me Sarën. Gjithmonë e pyes veten ku kam gabuar unë, kur Sara ka një shqetësim. Kohën ja kam borxh se më është dashur të punoj 12 orë në ditë. Komunikoj me Sarën që të më njohë si prind pasi prindin se njeh dot gjatë gjithë rrugëtimin tënd. Mundohem të jem një prind shok. Kam qënë pak e ashpër për daljet e saj dikur nuk ka qënë mosbesimi tek ajo por sepse se mbroja dot. Kur ajo kishte ditëlindje 15 vjetorin nuk e di pse mora rolin e policit sepse duhet të njihja të gjithë shokët e saj sa nuk I bëra analizat. Aty kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk e mbron dot fëmijën tënd nga gjithçka dhe s’mund ta privosh nga kënaqësitë e moshës. Më vjen keq që Sara nuk e ka vazhduar pasionin e saj këngën.  Besoj se Sara është artistike unike në atë që bën.’

Duke folur për familjen dhe vendimet e saj, Ema shtoi për divorcin:

‘Unë jam rasti kur me babain e Sarës i kemi provuar të gjitha mundësitë për të ndenjur por nuk u realizua. Sot gëzojmë respekt dhe jetojmë me dialog qytetar.’

Ema Andrea mes lotëve: Jam në borxh me të

Share With:
Translate »
57 Views