Emi “çmendet” pas Besnikut dhe Jonida ka filluar të pajtohet me këtë fakt!

Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë në qershor të vitit të shkuar. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën vendosi me bashkëshortin, Besnikun, që ta quanin Emi. E vogla rritet dita-ditës dhe madje ka filluar të belbëzojë fjalët e para.

Jonida zbuloi disa javë më parë se fjala e parë që Emi ka thënë ka qenë “baba” edhe pse ajo i ka qëndruar tek koka për 7 muaj e i ka mësuar çdo ditë fjalën “mama”.

I rri 7 muaj mbi kokë duke i përsëritur Mama mama, thuaj mama dhe vjen momenti që nuk pushon duke thënë Baba baaa”, tregoi moderatorja.

Siç duket e vogla ka një lidhje shumë të ngushtë me babi Bensikun dhe Jonida do apo s’do ka filluar të pajtohet me këtë fakt. Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video shumë të ëmbël të Emit. E vogla shihet duke lëvizur në shtëpi me një rrethore dhe sa sheh Besnikun në ekran, ndalon para televizorit dhe fillon t’ja bëj të atit me dorë e lëviz gjithë kënaqësi.

U çmend pas babës së vet. Jam pajtuar me këtë fakt”, ka shkruar Jonida përkrah videos me shaka.

Mirëpo sido që të jetë puna për Jonidën, Emi është dashuria më e madhe, ndaj ajo vendosi që t’i dedikonte një tatuazh të bijës. Moderatorja gdhendi para disa ditësh në dorë emrin e vajzës, “Emi”, që do të thitë se do ta ketë të voglën gjithmonë me vete.

Share With:
Translate »
340 Views