Emi nis shëtitjet e para, mami Jonida ndan lumturinë e këtij momenti

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi duket se po e shijon maksimalisht mëmësinë, duke ndarë momente të ndryshme me të voglën e saj, Emi.

Së fundmi Jonida ka treguar se e ka kaluar pasditen e sotme duke shëtitur me vajzën. “Shëtitja më e bukur në botë”, ka shkruar Vokshi krah postimit të fundit ku shihet se ndodhet në liqenin artificial të Tiranës.

Siç duket Emi do të kalojë pak kohë dhe me gjyshërit e saj në Tiranë, pas qëndresës së gjatë pranë prindërve të Besnikut, që siç ka pohuar vetë Jonida, e kanë ndihmuar shumë të mos e ndjejë mungesën e familjes së saj.

View this post on Instagram

Shetitja me e bukur ne bote!

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

 

Share With:
Translate »
796 Views