Emily është bërë zonjushë dhe ka zgjedhur partnerin e jetës për të vallëzuar
Vajza e balerinit shqiptar, Ilir Shaqiri, Emily, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që kur ka lindur. Ishte aq e bukur sa s’mund t’i hiqje sytë. Me vitet që kanë kaluar, është bërë jo vetëm më e bukur por edhe një balerinë e zonja. Pak kohë më parë, Ilir Shaqiri ishte i ftuar në “Domenica Live” bashkë me të bijën. Të gjithë u preken nga vallëzimi i paparashikuar i të dyve, atë pasdite. Shfaqja e improvizuar që nuk harrohet lehtë, duket se është kthyer në një rutinë të përditshme në sallën e stervitjes së Shaqirit. Tani që Emily është rritur dhe po arrin gjatësinë e të atit, vallëzimet janë bërë më profesionale dhe bukuria e Emilyt edhe më e dukshme!