“Emocion i rrallë” Zaho shkon në klasë të parë dhe kryeministri nuk i komandon dot ndjenjat

Ditën e sotme ka nisur viti i ri arsimor për të gjithë nxënësit. Edhe Zaho, djali i kryeministrit Edi Rama, është ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Për kryeministrin duket se ky ka qenë një emocion i rrallë, pasi Zaho është rritur shumë shpejt dhe ka shkuar në klasë të parë. Rama ka përfituar nga ky moment për t’i uruar të gjithë nxënësit.

“Dita e parë emocion i rrallë

Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm

Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan kryeministri krahas fotos së Zahos me lule në dorë.

Share With:
Translate »
301 Views