Emocione të forta, tregoi se është me kancer, Çiljeta takon nënën e saj

Këngëtrarja Çiljeta Xhilaga është emocionuar mbrëmjen e sotme nga nëna e saj.

Edhe më herët këngëtarja ka shprehur merakun që kishte për nënën saj, për shkak se tre ditë para se të hynte në “Ferma VIP” ajo i ishte nënshtruar seancës së parë së kimioterapisë.

Teksa i takoi dhe i falenderoi të gjithë fermerët një e nga një, mami i Çilit, kishte një falenderim më të veçantë për Albanon dhe Elsën.

Më kënaqni të gjithë. Edhe pse nuk jam mirë, ju ndjek. Albano i ke dhënë një mesazh Çiljetës që më shëroj, të falenderoj. Elsa të falenderoj që i qëndron gocës kaq pranë”, tha mami i Çiljetës.

Këngëtarja për të qetësuar veten nga kjo surprizë, ka komplimentuar para të gjithë fermerëve dhe publikut nënën për bukurinë e saj.

Mami është e vetmja që më ka ngelur. Babi ka ikur në qiell dhe zoti të ma lërë sa më gjatë”, tha Çiljeta.

Ky takim, ka mbushur me lot edhe moderatoren Fjoralba Ponari, e cila në fjalën e saj preku jo pak zemra e publikut, duke thënë që prehri i nënës është vendi më i ngrohtë për njeriun dhe ku gjejmë paqe.

Share With:
Translate »
72 Views